Vetëvendosje

Vetëvendosja ka mundësi të organizojë një aksion simbolik kundër emërimit të Hashim Thaçit në postin e kryetarit

 Lëvizja Vetëvendosje nuk do të mjaftohet vetëm me bojkotimin e ceremonisë së inaugurimit të Hashim Thaçit në postin e kryetarit të vendit. Zyrtarë të këtij subjekti politik kanë lënë të hapur mundësinë e ndonjë aksioni simbolik kundër inaugurimit të Hashim Thaçit në postin e presidentit, i cili do të bëhet në sheshin Skenderbeu, ku pritet të marrin pjesë kryetar, kryeministra, diplomatë dhe personalitete nga vende të ndryshme. Bojkotimi i inaugurimit është paralajmëruar edhe nga dy partitë tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj alarmon: Nëse deri më 4 tetor nuk zgjidhet Presidenti, më 5 tetor Kosova hyn në vakum institucional

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka ngritur shqetësimin për një …