Salih Mustafa

Gjykata Speciale e refuzon lirimin me kusht të ish-eprorit të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa

Gjykatësi i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara në Hagë, Nicolas Guillou, ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin me kusht të ish-eprorit të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Në vendimin i cili është publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara ndër arsyet e refuzimit përmendet “pozicioni i Mustafës brenda aparatit të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, që i siguron atij qasje në informacione dhe burime që do lehtësojnë çdo përpjekje për të ikur; pengojnë procedurat përmes ndërhyrjes në viktima dhe dëshmitarë, ose të kryejë krime të mëtejshme”. Mustafa u arrestua më 24 shtator në shtëpinë e tij që gjendet në periferi të Prishtinës, pasi i ishte konfirmuar aktakuza për dyshimet për kryerjen e krimeve të luftës, përfshirë këtu veprat penale si: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …