Ferat Shala

Ferat Shala: Trepça para falimentimit, ndërsa Qeveria nuk ka as një ide konkrete për ta shpëtuar atë

Sipas deputetit të PDK-së,  Ferat Shala 20 veta e përbëjnë trupën më të rëndësishme qeveritare. Kur u zgjodhën, 19 anëtarët e kabinetit qeveritar në krye me Avdullah Hotin, prapa i patën edhe 61 persona të tjerë, të gjithë deputetë të Kuvendit. Por, në PDK-në opozitare thonë se gjërat prej atëherë me 3 qershor e deri tash kanë ndryshuar dhe se koalicioni aktual nuk i ka numrat. Sipas deputetit Ferat Shala kjo u dëshmua disa herë si në rastin e projektligjit për Rimëkëmbje ekonomike. Partia e dytë më e madhe opozitare nuk ka vendosur nëse do ta votojë ose jo në seancën e ardhshme, kurdo që të mbahet, këtë projektligj, teksa akuza për Qeverinë ka edhe për diçka tjetër. “Trepça është në një situatë para falimentimit dhe nuk kemi asnjë ide konkrete qeveritare nga institucionet që ta shpëtojnë nga ky kolaps“, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …