Sot lansohet fushata me e madhe në vend, “T’i Japim Vendit Ngjyra”, përmes të cilës synohet mbjellja e 1.8 milionë drunjve

Sot lansohet fushata “T’i Japim Vendit Ngjyra”, përmes të cilës synohet mbjellja e 1.8 milionë drunjve në gjithë vendin

Ta Pastrojmë Kosovën dhe Komiteti Olimpik i Kosovës sot do të lansojnë fushatën më të madhe në vend për mbjelljen e 1.8 milionë drunjve, “T’i Japim Vendit Ngjyra”. Ceremonia e lansimit të fushatës do të zhvillohet në “Këndin Olimpik” i cili ndodhet në Kampusin Universitar “Hasan Prishtina”. Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Mbrojtjes, rektori i Universitetit të Prishtinës, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, përfaqësues nga Zyra e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, sportistë e aktivistë mjedisor. Pas fjalimeve, do të realizohet edhe një aksion për mbjelljen e 18 drunjve në hapësirat e “Këndit Olimpik” nga të pranishmit. Për shkak të situatës me pandeminë, numri i pjesëmarrësve është i kufizuar si dhe janë marrë parasysh të gjitha udhëzimet nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë për mbrojtje ndaj COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …