leoni

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se situata me pandeminë e koronavirusit është nën kontroll me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë

Kryeministri Hoti, zhvilloi takim virtual me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar takim virtual me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, i cili ndërlidh aktivitetet e Qeverisë dhe adreson sfidat e sektorit privat. Ai  ka theksuar se përkundër situatës me pandeminë COVID-19, meqë sipas tij Qeveria ka siguruar funksionimin e shumicës së bizneseve. Kryeministri ka rikujtuar se gjatë muajit tetor janë ndarë 87 milionë euro, prej të cilave 60 milionë u janë ndarë komunitetit të biznesit, duke u ndihmuar atyre që të qëndrojnë në treg. Në këtë takim, Hoti ka kërkuar që anëtarët e këtij Këshilli të pajtohen për pakon e re për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, në shumë prej 182 milionë euro, si dhe për një listë të reformave për një pako të re fiskale, të cilat pritet të finalizohen në fillim të vitit të ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve …