LDK

Në seancën e betimit të Hashim Thaçit në postin e kryetarit munguan edhe deputetë të LDK

Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës ku para deputetëve u betua kryetari, Hashim Thaçi, përveç deputetëve të opozitës munguan edhe deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Derisa kryetari Hashim Thaçi po betohej para deputetëve të Kosovës se detyrën e kryetarit të vendit do ta kryej me përgjegjësi të plotë dhe do të jetë faktor bashkues, në radhët e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës mungonin deputetë të kësaj partie, në mesin e të cilëve edhe deputetja, Vjosa Osmani, Anton Çuni, Arben Gashi, Armend Zemaj e deputet të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …