AAK

Aktivistë të AAK-së kanë vendosur posterë me përmbajtje kundër Hashim Thaçit

Aktivistë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë vendosur posterë me përmbajtje kundër Hashim Thaçit. AAK-ja njofton se aktivistët e saj kanë vendosur disa posterë ne vende publike në të gjitha vendet e Kosovës duke kundërshtuar kështu inaugurimin e Presidentit të ri. Nëpër posterët e shpërndarë në mes tjerash shkruan: “Hashim Thaçi, arkitekt i kapjes së shtetit, tash President”, “ Hashim Thaçi, imazhi i krimit dhe korrupsionit, President- A durohet kjo?”, “Hashim Thaçi, i luajti gurët e kufirit, presidentët ndërrohen e kufiri jo”. Në njoftimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjithashtu thuhet se AAK-ja e ka kundërshtuar votimin e Thaçit President, duke e konsideruar atë faktor përçarës dhe larg personit që do të mund të identifikohej me një president të unitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …