Kosova dhe Letonia nënshkruan marrëveshje për fuqizimin e bashkëpunimit

Kosova dhe Letonia nënshkruan marrëveshje për fuqizimin e bashkëpunimit. Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe ministri i Mirëqenies së Republikës së Letonisë, Janis Reirs. Gjatë takimit në mes tyre, ministri,Arban Abrashi tha se Kosova dhe Letonia po ballafaqohen me sfida të njëjta sa i përket reformave në punësim, reformave në pensione dhe reformave tjera dhe vështirësi të tjera. Ndërkohë, ministri e Mirëqenies së Letonisë, Janis Reirs, u shpreh shumë i kënaqur për vizitën në Kosovë dhe theksoi se nga ky bashkëpunim pret fuqizimin e bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme. Marrëveshja ka për synim fuqizimin e bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme të politikave sociale, në ndarjen e praktikave dhe përvojave më të mira në fushën e punësimit, të pensioneve, shërbimeve sociale si dhe për bashkëpunim ndërmjet inspektorateve të punës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi ratifikon kredinë prej 60 milionë eurosh për “Prishtina 2030”

Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin …