Airport Adem Jashari
valamobile
mbpzhr grante
kek
MIT
Fillimi / Ekonomia / Në fazën e parë të aplikimeve për grante në Bujqësi – 1618 aplikacione

Në fazën e parë të aplikimeve për grante në Bujqësi – 1618 aplikacione

Ka përfunduar faza e parë e aplikimeve për mbështetje të projekteve për zhvillim rural/grante nga fondi prej 23 milionë eurove që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka planifikuar këtë vit. Aplikimi është mbyllur për tri masat mbështetëse, Masën 101 që ka të bëjë me prodhimin, Masën 302 që ka të bëjë me diversifikimin e fermave dhe turizmin rural si dhe Masën e ujitjes së tokave bujqësore.

Ndërkohë po vazhdon aplikimi deri më 25 prill për skemën e subvencioneve, si dhe për projektet e zhvillimit rural në Masën 103, që ka të bëjë me përpunimin e prodhimeve bujqësore. Edhe tek skema e subvencioneve janë planifikuar 23 milionë euro.

Nga raporti i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, që e implementon programin, numri total i aplikimeve në fazën e parë, për të tri masat e cekura me lartë është 1618. I ndarë sipas regjioneve numri i aplikimeve është ky:

Regjioni i Prishtinës         438 aplikacione

Regjioni i Prizrenit            382

Regjioni i Mitrovicës        225

Regjioni i Pejës                  194

Regjioni i Gjilanit              163

Regjioni i Ferizajt              115

Regjioni i Gjakovës           101

Në ditët në vazhdim pritet të fillojë vlerësimi administrativ i aplikimeve si dhe më pas kontrollet në terren.  Çdo proces i vlerësimit dhe kontrolleve në terren do të jetë transparent, dhe ministria do të publikojë në kohë përfituesit e mundshëm si dhe ata final.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme ...