Vota

Në komunën e Besjanës dhe të Mitrovicës së Veriut po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale

Në komunën e Besjanës dhe të Mitrovicës së Veriut po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës. Zgjedhjet po mbahen nën masat rigoroze anti covid. Gara në komunën e Besjanës zhvillohet mes kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nexhmi Rudarit, kandidatit të Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqit dhe kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Fetahut. Mandati i kandidatit fitues të zgjedhjeve do të zgjas deri në zgjedhjet e rregullta të cilat do të mbahen në vitin 2021. Ndprkohë është duke u votuar edhe për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut. Për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut garojnë Millan Radojeviq nga Lista Serbe, Florent Azemi nga Partisë Demokratike të Kosovës, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Dushan Milunoviq si kandidat i pavarur. Edhe në këtë komunë mandati i kandidatit fitues do të vlejë deri në zgjedhjet e rregullta, në vitin 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …