Gjykata Speciale

Gjykata Speciale vazhdon fushatën kundër UÇK-së edhe gjatë datës më të rëndësishme të kombit

Gjykata Speciale vazhdon fushatën kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe gjatë datës më të rëndësishme të kombit duke kërkuar nga pjesëtar të saj që të paraqiten para kësaj gjykate. Ish ushtari i i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Kadolli ka bërë të ditur se nga kjo gjykatë i është kërkuar të paraqitet në selinë e saj në Hagë më 12 dhjetor. “Sot kur i gjithë populli shqiptar feston, festat më të rëndësishme të Kombit, 28 Nëntorin, unë si ushtar i UÇK-së marr ftesë nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë. ’Ftesën e kam pranu, realisht nuk e njoh këtë gjykatë. Mirëpo sepse e ka votu parlamenti jem, kam luftu për këtë parlament prandaj do t’i përgjigjem ftesës. Për atë arsye do ta pranoj se përndryshe nuk e njoh këtë gjykatë” ka shkruar Ish ushtari i i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Kadolli.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …