Kuvendi

Grupit Parlamentar Nisma-AKR i bashkohen edhe katër deputetët e ish-Grupit Parlamentar 6 Plus

Grupit Parlamentar të  Nismës Socialdemokrate-AKR i janë bashkuar edhe katër deputetë  të  Kuvendit të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar edhe shefi i Grupit parlamentar të  Nismës, Endrit Shala, i cili ka thënë  se tani e tutje deputetët: Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli do të  funksionojnë  në  kuadër të  Grupit parlamentar i cili do të  quhet NISMA-AKR-6 Plus. Shala ka njoftuar se kjo pritet të formalizohet proceduralisht në seancën e ardhshme. Po ashtu edhe deputeti Fikrim Damka ka konfirmuar krijimin e këtij grupi me dhjetë  deputetë  dhe se që nesër do të  zyrtarizohet ky grup i përbashkët parlamentar.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Rrahman Rama

Rrahman Rama: Besoj se ish-krerët e UÇK-së do ta fitojnë betejën e fundit në Hagë

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama, ka shprehur bindjen se katër …