Dëshmitaret e Jehovait në gjuhën shqipe, në Zürich morën pjesë në fushatën mbarë-botërore në shpërndarjen e numrit të revistës “Kullat e Rojës”

Dëshmitaret e Jehovait në gjuhën shqipe, në Zürich morën pjesë në fushatën mbarë-botërore në shpërndarjen e numrit të revistës “Kullat e Rojës”

Gjatë gjithë muajit nëntor 2020, Dëshmitaret e Jehovait morën pjesë në një Fushatë mbarëbotërore në shpërndarjën e numrit të Kullës së Rojës me temën “Çfarë është Mbretëria e Perëndisë”? Për shekuj me radhë shumë njerëz nga fe të ndryshme kanë kërkuar përgjigjen për këtë pyetje. Revista u shpërnda për publikun e gjerë, për firmat, për përfaqësuesit të autoriteteve lokale dhe kombetare. Edhe Dëshmitaret e Jehovait në gjuhën shqipe në Zürich morën pjesë në këtë fushatë. Për të respektuar masat mbrojtëse për shëndetin, revista u shpërnda me anë të postës ose në formë elektronike. Shumë persona lutën që të vijë Mbretëria e Perëndisë. Por pyesin veten, çfarë është kjo Mbretëri, kur do të vijë dhe çfarë do të bëjë? Revista shpjegon si t’i gjejmëpërgjigjet për këto pyetje lehtësisht në Bibël. Dëshmitarët e Jehovait janë të sigurt që premtimet biblike lidhur me Mbretërinë e Perëndisë do të sjellin ngushëllim dhe shpresën për të jetuar në një botë pa vuajtje.

 Versioni elektronik i kësaj reviste është përkthyer në 369 gjuhë dhe është në dispozicion tek siti zyrtarë i Dëshmitarëve të Jehovaitjw.org ( nën rubrikën Bibliotekë > Revista )

Kontrolloni gjithashtu

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar"  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar”  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Të enjtën me 25 prill 2024, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kulturës …