Enver Hoxhaj: Kandidati për kryetar duhet të jetë nga PDK-ja, nuk kemi vota për asnjë kandidat nga koalicioni qeveritar

Enver Hoxhaj: Kandidati për kryetar duhet të jetë nga PDK-ja, nuk kemi vota për asnjë kandidat nga koalicioni qeveritar

Kryetari aktual Partisë Demokratike, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se ky subjekt politik nuk do ta mbështet asnjë kandidat për presidenti, i cili vjen nga partitë në pushtet. Në një konferencë për media, ai ka thënë se kjo parti është e gatshme të bisedojë për çështjen e presidentit me partitë në pushtet. “Që ta kuptoni drejtë qasjen tonë. PDK-ja është në opozitë, mbetet në opozitë, por janë 4-5 tema të cilat janë të karakterit nacional, ku kërkohet konsensus nacional. Një temë e tillë është edhe kjo pakoja e rimëkëmbjes ekonomike, një temë e dytë është edhe zgjedhja e presidentit. Presidenti, i cili zgjidhet në Kuvendin e  Kosovës nuk është vetëm president i partive që janë në qeveri, i shumicës parlamentare, ai është president edhe i opozitës dhe i gjithë qytetarëve të Kosovës”. Nëse partitë në pushtet i kërkojnë votat e PDK-së për këtë çështje, atëherë kandidati për president duhet të jetë nga kjo parti, sepse kemi vota për asnjë kandidat që vjen prej partive në pushtet, ka deklaruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti: Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndërhyri edhe në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, që udhëheq Aleancën Kombëtare për Integrim, Ali Ahmeti ka …