Qeveria e miraton Projekt-Kodin e Procedurës Penale që mundëson gjykimin në mungesë edhe të krimeve të luftës

U formua grupi punues për themelimin e institutit për hulumtimin e krimeve të luftës

Në mbledhjen e radhës, Qeveria e Kosovës  ka marrë vendim për themelimin e grupit për përgatitjen e analizës për themelimin e institutit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Propozimin e ka bërë ministri i Drejtësisë, Selim Selimi. Ai ka sqaruar se grupi punues do të këtë përgjegjësinë përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.  Në këtë mbledhje gjithashtu është marrë vendim, me propozim të ministrit Selimi për zëvendësimin e përfaqësuesit të Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, përkatësisht emërimin e përfaqësuesit të Departamentit për Drejtësi Tranzicionale si njësi pasuese e Institutit për Hulumtime të Krimeve të Luftës, në Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të dhunuar gjatë Luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …