Ndahet nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qamil Thaçi

Ndahet nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qamil Thaçi

Është ndarë nga jeta në moshë të re veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qamil Thaçi. Lajmin e ka bërë të ditur i afërmi dhe bashkëluftëtari i tij Faton Thaçi më anë të një postimi në rrjetin social. “Sot, me pikëllim të thellë, morëm lajmin e hidhur për vdekjen e parakohshme dhe të papritur të Kushëririt dhe bashkëluftëtarit të luftës së lavdishme të UÇK-së Qamil F. Thaçi. Qamil Thaçi njeri me virtyte të larta njerëzore, humane e Kombëtare, ndër vite i përkushtuar me angazhime dhe kontributet ndaj çështjes madhore të Kombit, në kohën kur Kosova kishte nevojë për mobilizim gjithë kombëtar i ndieri bashkë me dy djemtë e vëllau Bekimin dhe Qazimin Thaçi iu bashkëngjitën radhëve të UÇK për t’i dal zot atdheut. Atdhedashuria, përkushtimi, angazhimi, vetëmohimi e gatishmëria për sakrificë e kanë karakterizuan Qamil F.Thaçi gjatë gjithë veprimtarisë së tij. Do ta kujtojmë me mall e do të marrim shembull nga puna, angazhimi, urtësia e virtytet e tij me vlera të larta njerëzore, humane e Kombëtare. Bashkëluftëtari im, pusho në paqe në tokën e Kosovës Nënë, që aq shumë e deshtë, punove, veprove e kontribuove pa reshtur për të! Lamtumirë bashkëluftëtar Qamil Thaçi të fala gjithë shokëve tanë atje në amshim!”, ka shkruar Faton Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Me një sërë aktivitetësh shënohet 5 Maji-Dita e Dëshmorëve në Besianë

Agjenda e aktiviteteve për nderë të 5 Majit-Ditës së Dëshmorëve Ftesë: në ora 12:00 Manifestimi …