PLE: Përjashtimi dhe diskriminimi racor ndaj komunitetit Egjiptian është ende një problem i zakonshëm në Kosovë

Sot shënohet 72 vjetori i miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Këtë vit, Dita e të Drejtave të Njeriut i kushtohet …pabarazitë sistematike, përjashtimi dhe diskriminimi; ajo festohet në të gjithë botën me moton “Stand Up for Human rights”.

Me këtë rast, Partia Liberale Egjiptiane – PLE, vëren se përjashtimi dhe diskriminimi racor ndaj komunitetit Egjiptian është ende një problem i zakonshëm dhe i vazhdueshëm në gjithë Republikën e Kosovës.

Komuniteti Egjiptian përballet me diskriminim në të gjitha fushat e jetës, i cili kontribuon në përjashtimin nga shoqëria Kosovare. Si rezultat i diskriminimit të vazhdueshëm ndaj këtij komunitetit, shumë mbeten të paarsimuar dhe të papunë.

Në frymën e Nenit 1 të Deklaratës Universale, PLE nxit qeveritë e Republikës së Kosovës të ndërmerr veprime vendimtare për të eleminuar diskriminimin ndaj komunitetit Egjiptian, dhe veçanërisht duke mbrojtur identitetin tonë nga diskriminimi bazuar edhe ne Nenin 57 pika 3 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjithashtu në Ditën e të Drejtave të Njeriut, bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare duke përfshi edhe Zyrën e Bashkimit Evropian që njëherë e për gjithmonë ta largon komunitetin Egjiptian nga ombrella e komuniteteve të tjera, sepse veprimet e tilla nga komuniteti Egjiptian konsiderohet diskriminuese. Po ashtu ftojmë donatorët ndërkombëtarë që përmes fondeve të tyre mos ta mbështesin diskriminimin që promovohet nga OJQ-të e caktuara në Kosovë me qëllim për ta mohuar identitetin e komunitetit Egjiptian.

Valon Berisha,

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane dhe deputet i Kuvendit të Kosovës

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …