Në Regjimentin e forcave tokësore të FSK-së në Gjilan zbulohet mozaiku i figurës së heroit të kombit, Agim Ramadani

Në Regjimentin e forcave tokësore të FSK-së në Gjilan zbulohet mozaiku i figurës së heroit, Agim Ramadani

Në dy vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, është zbuluar sot mozaiku i figurës së heroit të kombit, Agim Ramadani, në një ceremoni të veçantë në Regjimentin e forcave tokësore të FSK-së në Gjilan. Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ndihet i lumtur që pas një ekspozeu një vjeçar në qendër të qytetit, mozaiku me figurën e Agimit është zhvendosur në kazermën e FSK-së. Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, tha se heronjtë tanë janë të pavdekshëm e dëshmon fuqishëm edhe kjo ngjarje. Ndryshe, mozaiku me figurën e Agim Ramadanit është punuar me kapëse metali dhe ka hyrë në librin e rekordeve guinnes.

Kontrolloni gjithashtu

Më disa aktivitete përkujtimore sot edhe në Kosovë shënohet 19 vjetori i sulmit terrorist në Nju Jork të SHBA-ve

Bedri Hamza në 25-vjetorin e 11 Shtatorit: “Jemi mirënjohës ndaj SHBA-së, gjithmonë do të jemi bashkë me popullin amerikan”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të …