Elisa Spiropali: Me fytyrat e maskat e tyre në protesta, nuk ai dalin të krijojnë besimin e publikut, në rrugën e tyre të shëmtuar

Elisa Spiropali: Me fytyrat e maskat e tyre në protesta, nuk ia dalin të krijojnë besimin e publikut, në rrugën e tyre të shëmtuar

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi sot se protestat çdo ditë vijnë duke u bërë më të pakta në numër, pasi kauza është e stisur. Në një intervistë televizive Spiropali nënvizoi se ngjarja është absolutisht e rëndë, absurde, tragjike dhe duhet zbardhur nga drejtësia. E pyetur për protestat, Spiropali u shpreh se “është e 6-ta ditë, por çdo ditë e më shumë vijnë duke u bërë gjithnjë e më pak. Është e qartë, që është një kauzë e stisur, që ka humbur tashmë çdo besueshmëri, që nuk bazohet tek kërkimi i drejtësisë, por tek krijimi i padrejtësive të reja për të realizuar atë që opozita e rrugës nuk ia ka mbërritur në këto vite”. Por, theksoi ajo, “lajmi i mirë është që e kanë kuptuar se me fytyrën e tyre, por edhe me maskat e tyre, nuk ai dalin dot të krijojnë besimin e publikut dhe kanë zgjedhur tani rrugën më të shëmtuar, për të mos thënë më kriminale, duke përdorur fëmijë, të mitur dhe për t’i nxjerrë ata në krye të protestës. Sepse fytyrën e tyre në protestë nuk do ta shohë më askush”. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …