Ambasada e Hungarisë në Kosovë ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në universitetet hungareze

Ambasada e Hungarisë në Kosovë hap konkurs për pranimin e studentëve në universitetet hungareze

Tash e gjashtë vite Qeveria hungareze ofron bursa për rinjtë që duan të studiojnë në Hungari. Ky projekt i bursave, i quajtur “Stipendium Hungaricum”, filloi në vitin 2016, dhe në mesin e shteteve përfituese është edhe Kosova. Edhe këtë vit, qeveria hungareze, përkatësisht Ambasada e Hungarisë në Kosovë ka hapur konkursin për pranimin e studentëve për studime në universitetet hungareze për vitin akademik 2021-2022. Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, József Bencze thotë se sivjet kanë rritur në 75 numrin e studentëve kosovarë që do të marrin bursë për studime në shtetin hungarez. Bencze thekson se as pandemia e shkaktuar nga koronavirusi nuk ishte pengesë në projektin e bursave, pasi që shtatori ishte muaji kur 49 studentë nga Kosova morën rrugën për studime në Budapest.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …