Enver Hoxhaj: Historia e re e shqiptarëve nuk mund të rishkruhet - udhëheqësit e UÇK-së po mbahen peng, njëjtë si historia e Kosovës

Enver Hoxhaj: Historia e re e shqiptarëve nuk mund të rishkruhet – udhëheqësit e UÇK-së po mbahen peng, njëjtë si historia e Kosovës

Kandidati për kryeministër, Hoxhaj në takim me Ramën: Historia e re e shqiptarëve nuk mund të rishkruhet – udhëheqësit e UÇK-së po mbahen peng, njëjtë si historia e Kosovës

Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe Sekretari i përgjithshëm, Uran Ismaili, janë pritur në takim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në takim me kryeministrin Rama, krerët e PDK-së për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe nevojën e unifikimit të faktorit shqiptar në mbrojtjen e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hoxhaj e ka falënderuar Ramën për qëndrimin dinjitoz dhe mbështetjen e madhe që u ka dhënë liderëve të UÇK-së.

“Për Kosovën dhe Shqipërinë kjo histori moderne nuk mund të rishkruhet kurrë dhe nga askush dhe qëndrimi i kryeministrit Rama ka qenë shumë dinjitoz. Kemi biseduar edhe për tema tjera për interesat e përbashkëta të të dy vendeve, por qëndrimi i kryeministit Rama sa i përket Gjykatës Speciale ka qenë i qartë. Atje nuk është as Kadri Veseli, as Hashim Thaçi në mënyrë individuale, por kauza e luftës sonë për liri qëndron para një gjykate.”, ka thënë Hoxhaj.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur mirënjohje për falënderimin e marrë nga Hoxhaj duke theksuar se mbështetja për liderët e UÇK-së është detyrë e secilit.

“Ishte kënaqësi të prisja miqtë nga Prishtina. Ishte një takim më emocional se zakonisht pasi kushtet janë të posaçme për faktin se udhëheqësit e UÇK-së, udhëheqësit e Kosovës dhe UÇK-së e PDK-së janë marrë peng siç është marrë peng historia e Kosovës. Kur them pengje e kam parasysh jo vetëm qenien fizike të Kadri Veselit, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe të tjerëve, por pengu më i madh është e vërteta e luftës.”, ka thënë Rama.

Tutje, ai ka shtuar se kjo e keqe do të kalojë si tjerat dhe e vërteta për UÇK-në dhe Kosovën do të triumfojë.

Kontrolloni gjithashtu

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Shikoni këtë foto të Aziz Kelmendit. Është origjinale, nuk ka kurrfarë  retushimi. Para se të …