Qeveria e Kosovës nënshkruan sot një marrëveshje me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Qeveria e Kosovës nënshkruan sot një marrëveshje me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka konfirmuar se të enjten Qeveria e Kosovës do të nënshkruajnë një marrëveshje me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Hoti theksoi se kjo marrëveshje do të sjellë miliona dollarë investime për Kosovën gjatë viteve të ardhshme. “Nesër do të nënshkruaj marrëveshje tjetër që derivon nga ajo e 4 shtatorit mes Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së. Me marrëveshjen e re në vitet e ardhshme do të sillen qindra milionë dollarë për investime në Kosovë”, ka thënë Hoti. “Më e mira është se hapet tregu amerikan financiar për financimet e firmave nga Kosova. Është marrëveshje që nënshkruhet nesër”, tha ai. Hoti ka thënë se marrëveshja e 4 shtatorit është historike për Kosovën, ndërkaq kjo e reja sipas tij do të sjell investime amerikane në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …