Misioni OSBE falënderoi sot Shqipërinë për kryesimin e zyrës së saj gjatë vitit 2020

Misioni OSBE falënderoi sot Shqipërinë për kryesimin e zyrës së saj gjatë vitit 2020

Përmes një deklarate misioni i SHBA-së në OSBE falënderon Shqipërinë për punën e shkëlqyer gjatë një viti me sfida. “Ne falënderojmë kryesimin nga ana e Shqipërisë të Zyrës së OSBE-së, për punën e shkëlqyer në drejtimin e OSBE-në gjatë një viti me sfida”, – thekson misioni i SHBA-së në OSBE. Edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka uruar Shqipërinë për drejtimin e suksesshëm të OSBE-së përgjatë gjithë këtij viti të vështirë. Presidenca Shqiptare  gjatë një viti promovoi punën e OSBE-së aty ku është më afër me njerëzit. Po ashtu Shqipëria vazhdoi përpjekjet për forcimin e dialogut, si e vetmja mënyrë për të rindërtuar besimin tek njëri-tjetri, masat për rritjen e kredibilitetit dhe përdorimin e plotë të dialogut të strukturuar. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …