Avdullah Hoti

Avdullah Hoti: Duhet të kemi kujdes maksimal pasi tani po qarkullon varianti i ri i virusit korona

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të Covid-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh. Nga sot e deri më 15 janar, në zonën e kuqe, janë vetëm 7 komuna. E kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se pavarësisht përmirësimit të situatës, duhet kujdes maksimal pasi tani po qarkullon varianti i ri i virusit Covid-19, i cili po përhapet shumë më shpejt. “Rangimi i komunave i bërë sot lidhur me masat anti Covid-19 tregon se po përmirësohet gjendja. Por, duhet të kemi kujdes maksimal pasi tani po qarkullon varianti i ri i virusit Covid-19, i cili po përhapet shumë më shpejt’, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Ideologjia serbomadhe nuk është zhdukur me përfundimin e regjimit të Slobodan Millosheviqit

Historiani dhe diplomati Sylë Ukshini ka vlerësuar se ideologjia serbomadhe e artikuluar në Memorandumin e …