Armend Zemaj: Kur flasim për menaxhimin e pandemisë se virusit korona, Kosova është vend shembull

Armend Zemaj: Kur flasim për menaxhimin e pandemisë se virusit korona, Kosova është vend shembull

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paraqitur disa tabela në rrjetin social, ku thotë se Kosova është vend shembull për menaxhimin e pandemisë Covid-19. Në këto tabela janë të pasqyruara shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve nga Covidi në vendet e rajonit për periudhën 21 dhjetor (2020) dhe janar (2021). “Kur flasim për menaxhimin e pandemisë, Kosova është vend shembull. Faleminderit qytetarë për disiplinën dhe respektimin e rregullave anti Covid. Të bartim maskën! Të ruajmë distancën!  Të mbajmë higjienën!”, ka shkruar Zemaj 

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë është e qetë, por e brishtë dhe mund të ketë tensione të reja

Komandanti i forcës paqeruajtëse KFOR, Ozkan Ulutas, deklaroi se situata e sigurisë në Kosovë mbetet …