leoni

UNICEF dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ndihmojnë shkollat e komunës së Vitisë me mjete higjienike

Në prag të fillimit të periudhës së dytë shkollor 2020/2021, Komuna e Vitisë, është furnizuar me pako higjienike për të gjitha shkollat e kësaj komune dhe atë nga organizata UNICEF dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë. Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, tha se ky donacion është shumë i mirëseardhur për këtë komunë në veçanti në kohën e pandemisë të shkaktuar nga virusi COVID-19. “ I falënderojmë donatorët për këto pako higjienike që do të shpërndahen në të gjitha shkollat e  komunës sonë. Me të vërtetë pakot higjienike janë shumë të mirëseardhura pasi që gjendemi në kohën e pandemisë dhe kemi nevojë për mjete higjienike që do të ndikojnë në parandalimin e infektimit me virusin COVID-19 për nxënësit por edhe për gjithë personelin arsimor” u shpreh drejtori Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …