Fillojnë punimet për ndriçimi Publik në fshatin Guri i kuq të Rahovecit

Drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Rahovecit, Përparim Krasniqi me bashkëpunëtor ka marrë pjesë në fillimin e instalimit të ndriçimit publik në fshatin Gur i Kuq! Të pranishëm ishin edhe banorë të fshatit, të cilët ishin të kënaqur me fillimin e punimeve dhe e falënderuan kryetarin e komunës së Rahovecit Smajl Latifin, drejtorin Krasniqi dhe gjithë stafin e komunës së Rahovecit, për këtë investim dhe për kujdesin e vazhdueshëm që kanë për qytetarët.

Pas fshatit Gur i Kuq punimet për ndriçimin Publik do të vazhdojnë në vendbanime të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj ka emëruar kabinetin e Ri qeverisës

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi të tij në Facebook, …