Për shkak të mosrespektimit të Ligji për Pandeminë, Policia e Kosovës tani ka dënuar 124 mijë e 152 qytetarë

Për shkak të mosrespektimit të Ligji për Pandeminë, Policia e Kosovës tani ka dënuar 124 mijë e 152 qytetarë

Kosova është duke vazhduar të ballafaqohet me pandeminë COVID-19, ku gjatë ditëve të fundit numri i personave të infektuar me këtë virus ka shënuar rritje. Përkundër thirrjeve të shumta të ekspertëve shëndetësor, që qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit, një pjesë e qytetarëve po vazhdojnë të shkelin masat ligjore. E për mosrespektimin e këtyre masave, Policia e Kosovës është duke gjobitur qytetarët, ku që nga gushti, kur ka hyrë në fuqi Ligji për Pandeminë e deri tani ka dënuar 124 mijë e 152 qytetarë. “Lidhur me interesimin tuaj, ju njoftojmë se policia nga fillimi i zbatimit të Ligjit antiCOVID, duke u bazuar në këtë ligj ka shqiptuar 124,152 tiketa.  Sipas Ligjit për COVID-19, qytetarët që nuk bartin maskë, dënohen me 35 euro, kurse për mos respektimin e orarit të lëvizjes, qytetarët dënohen me 200 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …