Arban Abrashi: LDK-ja synon që të ruajë votat që ka pasur në zgjedhjet e kaluara dhe mund të dalë edhe partia e parë

Arban Abrashi: LDK-ja synon që të ruajë votat që ka pasur në zgjedhjet e kaluara dhe mund të dalë edhe partia e parë

Lidhja Demokratike e Kosovës synon që të ruajë votat që ka pasur në zgjedhjet e kaluara dhe me një fushatë të mirë mund të dalë edhe partia e parë, vlerëson sekretari i kësaj partie Arban Abrashi.  Ai në një prononcim, ka thënë se kjo parti është shumë më mirë se sa ajo çfarë po prezantohet në sondazhe të ndryshme. “Ka shumë sondazhe të tilla të cilat po organizohen në forma të çuditshme për ne,  të cilat i refuzojmë ato sepse nuk janë sondazhe të vërteta se reflektojnë saktë disponimin e qytetarëve të Kosovës karshi partive politike. Atë çka po shohim ne në teren disponimi është shumë më ndryshe se sa në sondazhe”. “Ne do t’i ruajmë votat tona dhe me një fushatë të mirë në qofte se mund të shpalosim shumë mirë projektin për vitet e ardhshme posaçërisht ato që lidhen me investimet amerikane dhe punësimin besoj që do të dalim edhe partia e parë”, është shprehur ai. Abrashi i cili është edhe kandidat i LDK-së për deputet, ka thënë se s’ka largim të votueseve të LDK-së, pas largimit të Vjosa Osmanit e cila garon në një listë të përbashkët me Vetëvendosjen.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …