leoni

Pas trazirave në Kongres nga mbështetësit e Trumpit, ekstremistët po vazhdojnë të mobilizohen për të kryer dhunë

Pas trazirave në Kongres nga mbështetësit e Trumpit, ekstremistët po vazhdojnë të mobilizohen për të kryer dhunë

Pas trazirave në Kongres nga mbështetësit e zemëruar të ish-kryetari Donald Trump, të cilët synuan të përmbysin rezultatin zgjedhor, informacionet në Shtetet e Bashkuara sugjerojnë se disa ekstremistë të dhunshëm të motivuar ideologjikisht mund të vazhdojnë të mobilizohen për të nxitur ose për të kryer dhunë”, thuhet në një njoftim zyrtar. Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se ekstremistët mund të ndërmarrin sulme kundër zyrtarëve të zgjedhur dhe institucioneve qeveritare. Kongresisti, Bennie Thompson njëherësh kryesues i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se “sulmi i brendshëm i terrorizmit” në Kongres “shpërfaqi një kërcënim që ishte para fytyrave tona për vite me radhë”. Pentagoni tha në fillim të kësaj jave se mijëra trupa të Gardës Kombëtare, të vendosura në Uashington, për inaugurimin e presidentit Joe Biden, do të vazhdojnë të qëndrojnë në kryeqytet deri në muajin mars për shkak të kërcënimeve të mundshme. Zyrtarët janë të shqetësuar se ekstremistët e brendshëm mund të frymëzohen nga grupe të huaja terroriste, pastaj nga kufizimet e COVID-19, ose të zemërohen për procesin e shkarkimit të Trumpit që filloi në Senat në javën e dytë të shkurtit. Trump është akuzuar nga Dhoma e Përfaqësuesve për “nxitje të kryengritjes”. Departamenti i Drejtësisë ka arrestuar më shumë se 150 njerëz për sulmin në Kongres dhe po heton qindra të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …