Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel i ka bërç thirrje popullit gjerman që t’i përballoj me durim masat e ndërmarra kundër pandemisë. “Ne ende nuk jemi gati që të rihapim çerdhet dhe shkollat. Por, nëse jemi më konsistent tani që të përmbahemi nga kontaktet dhe të mbajmë distancën, të respektojmë rregullat e higjienës dhe mbajtjes së maskës, kjo (rihapja) do të ndodhë më shpejt” ka theksuar kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel me anë të një video materiali drejtuar qytetarëve. Gjermania aktualisht është duke zbatuar masën e izolimit, ku janë mbyllur kafiteritë e restorantet, shumë dyqane dhe institucionet e sistemit arsimor. Këto masa pritet të jenë në fuqi deri në mesin e muajit shkurt.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku merr drejtimin e PDK-së pas dorëheqjes së Bedri Hamzës
Vlora Çitaku është caktuar ushtruese e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, pas …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
