Alon Ben-Meir: Njohja e Kosovës nga Izraeli dërgon një mesazh të qartë për pesë vendet e BE-së që nuk po e njohin atë

Alon Ben-Meir: Njohja e Kosovës nga Izraeli, mesazh i qartë për pesë vendet e BE-së që nuk po e njohin atë

Alon Ben-Meir, njohës i politikave të Ballkanit Perëndimor, njëherit edhe profesor universitar në SHBA, ka thënë se njohja e sovranitetit të Kosovës nga ana e Izraelit përçon mesazh për rritjen e vendit në pesë vendet anëtare të BE-së, të cilat e kundërshtojnë atë. Ben-Meir, me anë të një postimi në rrjetin social ka thënë se zyrtarizimi i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm. “Vendosja e marrëdhënieve të plota diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit të hënën është shumë domethënëse, pasi Kosova do të jetë vendi i parë me shumicë myslimane që do ketë ambasadën e saj në Jeruzalem të Izraelit. Po kështu, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli dërgon një mesazh të qartë për pesë vendet e BE-së që kundërshtojnë sovranitetin e saj se legjitimiteti i saj si një komb i pavarur vetëm po rritet. E ardhmja e Kosovës është në BE dhe pesë vendet në pritje duhet ta kuptojnë këtë më shpejt”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …