Behxhet Pacolli

Behxhet Pacolli: Parimi i Vetëvendosjes është se vetëm me gjak, fyerje dhe sharje të arrihet deri në qeverisje

Kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli në një paraqitje televizive ka folur edhe për ish bashkëpunëtorin e tij, tash anëtarin e Vetëvendosjes, Agim Bahtirin dhe incidentin në Mitrovicë në një tubim elektoral. “Njerëzit e dhunës, njerëzit që gënjejnë, nuk i dua. Nuk e dua ambientin ku janë ata njerëz”, ka thënë Pacolli. Ai ka thënë se nuk është asgjë e re dhuna dhe problemet që janë shkaktuar aty. “Unë çdo ditë ballafaqohem me sharje e fyerje nga më të këqijat. Marrë fyerje me gjuhën e poshtër që e mbështetë Albin Kurti. Ajo nuk i bën nder as atij. Parim i tyre është se vetëm me gjak arrihet qeverisjes, me fyerje me sharje arrihet deri në qeverisje. Në komente shoh sharje dhe fyerje më të poshtrat. Besoni, janë të frikshme ndonjëherë ato që i lexoj”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada britanike e shqetësuar për rënien e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me rënien …