R. Haradinaj e nis fushatën në Prizren, thotë në këtë vend shqiptarët kanë shkruar historinë 150 vite më parë

Kandidati për kryetar të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nisur fushatën zgjedhore edhe zyrtarisht nga komuna e Prizrenit. Në këtë vend, ku siç shkruan Haradinaj, shqiptarët kanë shkruar historinë një shekull e gjysmë më parë. “Forca e Kosovës! Po e fillojmë garën tonë për President nga Prizreni, ku ne shqiptarët kemi shkruar historinë një shekull e gjysmë më parë. Sot do të hapim kapitullin tjetër të së ardhmes së Kosovës! Na priftë e mbara” ka shkruar Haradinaj. Kjo parti në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 135 me sloganin Forca e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …