Brickos

Erdogan

Rexhep Tajip Erdogan: Lëvizja LGBT nuk është në linjë me vlerat e Turqisë

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë të mërkurën se lëvizja LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor­) nuk është në linjë me vlerat e Turqisë dhe i ka krahasuar me “terroristë” studentët që kanë protestuar nëpër qytetet turke kundër rregullit të tij. Më shumë se 300 studentë dhe mbështetës të tyre janë ndaluar në Stamboll dhe Ankara për shkak të dhunës në rritje gjatë përballjeve me policinë. Protestat kanë shpërthyer pasi Erdogan ka emëruar besnikun e tij partiak, Melih Bulu, në krye të Universitetit Bogazici, në fillim të këtij viti. Ky emërim ka zemëruar studentët, të cilët e kanë konsideruar këtë vendim si pjesë të përpjekjeve të Erdoganit për të centralizuar kontrollin në përditshmërinë e turqve. Erdogan ka bërë kritika të ashpra të mërkurën ndaj lëvizjes që rrezikon të kthehet në sfidë të madhe për udhëheqësinë e tij 18-vjeçare. “A jeni studentë apo terroristë që guxoni të bastisni dhomën e rektorit?” ka thënë Erdogan në një fjalim televiziv. “Ky shtet nuk do të jetë vend ku triumfojnë terroristët. Ne nuk do ta lejojmë kurrë këtë”.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …