Salih Mustafa

Gjykatësi i Procedurës Paraprake ka kërkuar dëgjimin edhe të një dëshmitari në lëndën penale kundër Salih Mustafës

Gjykatësi i Procedurës Paraprake Nikolas Gyju, urdhëroi Zyrën e Prokurorit të Specializuar që deri më 15 shkurt 2021, të dorëzojë dosjen paraprake si edhe listën e dëshmitarëve dhe provave materiale të propozuara, meqë ka bërë të ditur se mund të shtojë një dëshmitar shtesë në listën e dëshmitarëve për çështjen e eprorit të UÇK-së, Sali Mustafa, por nuk e specifikoi nën cilën kategori do të ndodhte kjo zbulim. Veprimtari i mirënjohur, Salih Mustafa ka qenë pjesë e organizimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, që nga viti 1988, nën udhëheqjen e Afrim Zhitisë, Fahri Fazlisë e Fadil Vatës. Gjatë veprimtarisë ilegale, ishte arrestuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, në vitin 1993 dhe është dënuar me 5 vite burg për organizim të kryengritjes së armatosur. Në gusht të vitit 1997, pasi përfundon dënimin me burgim, Mustafa ishte angazhuar për organizimin dhe shtrirjen e UÇK-së në rajonin e Prishtinës, Kastriotit, Gjilanit, Vitisë e Kamenicës. Ka udhëhequr njësitet guerile të UÇK-së nën emrin guerilja BIA deri me themelimin e zonave operative të Llapit dhe Karadakut.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …