Kryeministri, Rama, ka zbuluar një tjetër marrëveshje të firmosur me kryetarin e Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zbuluar edhe një tjetër marrëveshje të re,  të firmosur me kryetarin e Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan. Përveç Spitalit të Fierit, i cili ka nisur tashmë punën me financimin turk, Rama tha se ka nënshkruar marrëveshje me qeverinë turke edhe për një investim të konsiderueshëm, në Gjirokastër. “Me qeverinë turke kemi bërë një marrëveshje për të bërë një investim të konsiderueshëm në një tjetër zonë të Gjirokastrës, me një tjetër grup të konsiderueshëm të shtëpive, për të mos lënë që vlerat arkitektonike të degradojnë edhe më tej”,  ka sqaruar kryeministri, Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim Sërgjan Lazoviq për krime lufte në Panorc të Malishevës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor pjesëtarin e xhandarmerisë serbe, Sërgjan Lazoviqin, i akuzuar …