Avdullah Hoti: Ne nuk angazhojmë ekspert për t’i fshirë deklaratat se çfarë është thënë për 15 vjet sikur bën Vetëvendosja

Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, në tubimin e mbajtur në Mitrovicë, është shprehur se kur kanë marrë për ta drejtuar qeverinë në qershorin e 2020-ës e kanë shpëtuar Kosovën nga shkatërrimi. “Ky shtet që e gëzojmë sot nuk është bërë për një ditë, por mund të prishet për një ditë. Një shtet duhet 30 vjet për të ndërtuar por prishet me një veprim të caktuar nëse braktisesh nga miqtë dhe familjes evropiane. Më këtë jemi përballë vitin e kaluar dhe është dashur të marrim vendime. Jemi krenarë për këtë që kemi bërë. Besojmë që kemi marrë veprimet e duhura”, është shprehur Hoti. Hoti në këtë tubim elektoral ka folur për Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se ata kanë kundërshtuar të gjitha proceset e shtetndërtimit. “Ata nuk lënë të bëhet garë. Ne nuk angazhojmë ekspert për t’i fshirë deklaratat se çfarë është  thënë për 15 vjet. Këta që kuqtë i kanë kundërshtuar të gjitha proceset, sepse nuk kanë asnjë vizion të të ardhmen e këtij vendi”, “Disa kundërshtarë tanë kanë menduar se kanë kryer punë, por s’kanë kryer punë me qytetarët sepse ata nuk mund të mashtrohen me megafona rrugës dhe me parulla, ka thënë Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Zyrtarët e Serbisë e kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e gjashtë njësive të paligjshme

Zyrtarët e Serbisë e kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e gjashtë njësive të paligjshme

Zyrtarët e Serbisë e kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e gjashtë …