Nisma Socialdemokrate: Motoja “Me Çlirimtarët” ka marrë përkrahje në disa lagje të Drenasit dhe të Malishevës

Nisma Socialdemokrate: Motoja “Me Çlirimtarët” ka marrë përkrahje në disa lagje të Drenasit dhe të Malishevës

Nisma Socialdemokrate ka bërë me dije se kauza e kësaj partie “Me Çlirimtarët” ka marrë përkrahje në disa lagje të Drenasit dhe Malishevës. “Mbrëmë kauza jonë kombëtare ‘Me Çlirimtarët’ mori përkrahjen dhe besimin e bashkëluftëtarëve dhe të rinjve të shumtë në lagjen e Bujupve të Arllatit dhe në lagjen Lacaj të Drenocit. Mbështetësit tanë në Arllat e Drenoc janë rreshtuar krah frymës sonë çlirimtare, sepse vetëm duke e votuar #Nismën dhe numrin 121, jetësohet qëllimi ynë i përbashkët për të pasur një zë sa më të fuqishëm të vlerës së #UÇK-së në Parlament, ka njoftuar Nisma Socialdemokrate.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …