Enver Hoxhaj në Fushë Kosovë: Ndryshimi i vërtetë është platforma jonë e Rimëkëmbjes

Enver Hoxhaj në Fushë Kosovë: Ndryshimi i vërtetë është platforma jonë e Rimëkëmbjes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka mbajtur tubim elektoral në Fushë Kosovë ku ka  prezantuar Planin e Rimëkëmbjes. Ai ka thënë  PDK-ja është e vetmja parti politike që mund ta  rimëkëmbë Kosovën dhe është adresë e stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit. “Ne jemi partia e vetme politike që në këto zgjedhje edhe për shkak të goditjes kemi dal me një platformë dhe platforma jonë është rimëkëmbje. Ne duam që ta rimëkëmbim Kosovën në planin politik, në planin ekonomik, në planin arsimor dhe në planin shëndetësor. Nuk e kemi bërë një platformë e cila përshkruan situata të paqena, por është një platformë konkrete, prandaj i ftoj qytetarët e Fushë Kosovës, sikurse i ftoj qytetarët e Kosovës që t’i besojnë PDK-së, se nën një ne jemi adresë e stabilitetit, ne jemi adresë e sigurisë, e zhvillimit, e përparimit, krahas një të panjohure, krahas një të rrezikshme, krahas një të paparashikueshme sikurse është Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …