Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

KQZ publikon “Trendet zgjedhore në Republikën e Kosovës, 2009 – 2019”

KQZ publikon “Trendet zgjedhore në Republikën e Kosovës, 2009 – 2019”

Dhjetë vite të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës, janë përmbledhur në një dokument voluminoz për nga numri i të dhënave të prezantuara.

Katër proceset zgjedhore për Kuvendin e Kosovës (2010; 2014; 2017 dhe 2019) dhe tri procese zgjedhore për Kuvendet Komuanle (2009; 2013; 2017) janë pasqyruar në mënyrë të detajuar në rreth 70 faqe të këtij dokumenti.

“Trendet zgjedhore në Republikën e Kosovës, 2009 – 2019” është i ndarë në pesë pjesë kryesore:

  1. TRENDET E PËRGJITHSHME – ku ofrohen të dhëna të përgjithshme për të gjitha këto procese zgjedhore, me theks të veçantë për pjesëmarrjen në zgjedhje;
  1. PJESËMARRJA NË ZGJEDHJE SIPAS GJINISË: KUSH VOTON MË SHUMË? – në këtë pjesë prezantohen të dhëna lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje sipas gjinisë dhe atë për çdo komunë të Kosovës;

III.               PJESËMARRJA NË ZGJEDHJE SIPAS GRUPMOSHAVE – në këtë pjesë prezantohen të dhëna për pjesëmarrjen në zgjedhje për gjashtë grupmosha.

  1. TRENDET NË ZONA URBANE DHE RURALE – kjo pjesë u jep përgjigje pyetjeve se në cilat zona ka pjësëmarrje më të lartë në votime: në zona urbane apo rurale?
  1. TRENDET ZGJEDHORE TË VOTIMIT ME POSTË; ME KUSHT DHE VPNV –

“Trendet zgjedhore në Republikën e Kosovës, 2009 – 2019” është dokument i pari i këtij lloji që mund t’i shërbejë studiuesve të fushës së zgjedhjeve, subjekteve politike dhe mediave.

* Ky dokument është duke u përgatitur edhe në serbisht dhe anglisht. Sapo të jetë gati do të publikohet në ueb faqe.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 300 punëtorë të N.P.L “Tregu” SH.A në Gjilan pa paga për 20 ditë, vonesat vazhdojnë

Mbi 300 punëtorë të N.P.L “Tregu” SH.A në Gjilan pa paga për 20 ditë, vonesat vazhdojnë prej muajsh

Rreth 300 punëtorë të N.P.L “Tregu” SH.A në Gjilan nuk kanë marrë pagën e muajit …