Brickos

Lirak Çelaj: PDK aktualisht është e uzurpuar nga disa individë dhe ka nevojë për ndryshim në konceptin e vendimmarrjes

Lirak Çelaj: Humbja e PDK-së është debakël i partisë dhe dikush duhet të marrë përgjegjësi për këtë rezultat

Kërkohet përgjegjësi brenda Partisë Demokratike të Kosovës për humbjen në zgjedhje, por vlerësohet se reformat brenda partive nuk japin efektet e pritura. Në PDK janë shtuar zërat që kërkojnë nevojën për më shumë reforma pas rezultatit jo të mirë në zgjedhje. Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Lirak Çelaj thotë se humbja nuk mund të kalojë në heshtje dhe dikush duhet të marrë përgjegjësi për rezultatin. “Është një humbje, debakël i partisë dhe duhet të ulemi të diskutojmë se çfarë ka ndodhur dhe çka duhet të veprohet. Dikush duhet të merr përgjegjësi. Ndoshta është ajo që e ka propozuar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovcit që të dorë hiqet e gjithë Kryesia që do të ishte lajm edhe për elektoratin se ne e kemi marrë mesazhin dhe po mendojmë për këtë punë. Pra dorëheqja e Kryesisë dhe zgjedhja e një kryesie të re do të duhej të ishte puna e parë”, ka deklaruar Çelaj.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …