Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë dje se turizmin në këtë shtet e kanë shpëtuar turistët shqiptarë nga Kosova dhe ata vendorë. “Unë dje isha me një operator turistik dhe jashtë kamerave ma konfirmoi atë që di në fakt, që sezoni i kaluar nuk ishte me humbje. Ndërkohë që pandemia ishte realisht e frikshme për sektorin, por lëvizja që ne bëmë duke mos e mbyllur kufirin me Kosovën dhe fakti që shqiptarët në Shqipëri nuk mundën të ikin jashtë, bëri që hotelet të jenë plot”, tha Rama. Megjithatë, në vitin 2020, turizmi në Shqipëri si sektor i ekonomisë është pa diskutim më i godituri nga pandemia. Varësia e ekonomisë shqiptare nga turizmi është pikërisht arsyeja pse goditja në ekonominë e përgjithshme ka qenë më e madhe në Shqipëri së në vendet e tjera të rajonit.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak, Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane
Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Bajram Curr të Tropojës ku …