leoni

Ndahet nga jeta arbëreshi i madh Zef Kakoca - kolosi i poezisë dhe këngës arbëreshe

Ndahet nga jeta arbëreshi i madh Zef Kakoca – kolosi i poezisë dhe këngës arbëreshe

Në moshën 64 vjeçare ndërroi jetë këngëtari i njohur arbëresh, Zef Kakoca. Ai u lind në Shën Mitër në provincën e Kozenxës, më 27 shtator 1957 e atje kreu shkollën tetëvjeçare e më pas shkollën e mesme, liceun klasik në atë institucion të famshëm dhe histori-bërës për arbëreshët që është Kolegji i Shën Adrianit, Kakoca ka qenë i njohur botërisht në botën arbëreshe e shqiptare e pak edhe më gjerë si këngëtar, që i shkruante vetë tekstet e këngëve të veta, pra autor dhe pikërisht ky cilësim është ura që e lidhi atë me poezinë. Urë që ai kaloi, duke shkuar me dy këmbët në bregun tjetër të lumit, pa e lënë prapa bagazhin e vetë muzikor. Megjithëse në shënimet biografike ai vetë sikur u përpiq t’i mbajë të ndara dy rolet e autorit të këngëve e të poetit që nga viti 1999 e deri në vitin 2002, ai qe drejtor artistik i Festivalit të Këngës Arbëreshe, të të cilit në vitet 1985, 1987 e 1988 që edhe fitimtar, ndërsa në 1991, kënga e tij “Jeronim”, kushtuar Jeronim De Radës, mori çmimin si tekst më cilësor. Ai ishte gjithashtu autor i teksteve të recitalit teatralo-muzikore «De Rada e Milosao», i frymëzuar nga “Këngët e Milosaos” të Jeronim Da Radës dhe i shfaqur me sukses në shumë fshatra arbëreshe e qytete italiane.

Kontrolloni gjithashtu

Është vetë dorëzuar njëri nga të dyshuarit në rastin vrasje e mbetur në  tentativë 

PK: Është vetë dorëzuar njëri nga të dyshuarit në rastin vrasje e mbetur në tentativë

 Gjakovë, 16 prill 2024  Me datën 14.04.2024 rreth orës 20:19 është raportuar se pas një …