Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria e re duhet të angazhohet për rikuperim e dëmeve ekonomike sidomos atyre në sektorin privat

Fuqizimi i sektorit privat dhe krijimi i vendeve të reja të punës duhet të jenë ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së re të Kosovës për vitin 2021, thonë ekspertët për çështje ekonomike, të cilët theksojnë se për t’u realizuar këto duhet të formohet një qeveri stabile. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka theksuar se qeveria e re duhet me gjithë kapacitetin të angazhohen për rikuperim e dëmeve ekonomike, duke u fokusuar të sektori privat. Tutje, Rukiqi ka përmendur që Qeveria e ardhshme do të ballafaqohet me një situatë të vështirë dhe të komplikuar për shkak të pasojave të shkaktuar nga virusi korona dhe masave kufizuese për parandalim e saj./EO/

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …