Behlul Jashari

Behlul Jashari: Gazeta Rilindja para 19 viteve u dëbua e mbyll dhunshëm nga UNMIK-u

*(Kryetitulli në ballinën e numrit të fundit të përditshëm – në 21 Shkurt 2002: Gazeta “Rilindja” detyrimisht ndërpret botimin derisa t’i sigurohet lokali i ri i punës)

 

Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja para 19 viteve, në 21 Shkurt 2002, u dëbua dhunshëm, kundërligjshëm e padrejtësish nga shtëpia e saj-Pallati me emrin e saj dhe detyrimisht u mbyll nga administrata e UNMIK-ut.

Gjithë çka kishte brenda kateve të Pallatit gazeta historike, përfshirë Arkivin – pasuri kombëtare e pazëvendësueshme dhe e pakompensueshme e hodhën e ngujuan në bodrumin-bunker të errët, me lagështi e vërshime uji, e për këtë edhe për kulturocid është një nga tre paditë që ka bërë Rilindja në Gjykatë.

Pas komunikimeve me gazetën Rilindja, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 15 Shkurtit 2005 mori vendim për ndërprerjen e punimeve që po zhvilloheshin në pronën e uzurpuar – anulimin e kontratës për renovim të Pallatit të Rilindjes “për shkak të paqartësive juridike në lidhje me pronësinë dhe menaxhimin e objektit”, ndërsa për ta shndërruar në ndërtesë qeveritare i rifilloi në 7 Nëntor 2008 duke siguruar për zgjidhjen e ligjshme që do bëhet edhe për gazetën  tradicionale të Kosovës edhe për punëtorët e saj, por që ende nuk u bë.

Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja nisi të dalë para 76 viteve në 12 Shkurt 1945 në Prizren, me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana.

Duke mos u ndalur edhe kur e ndaloi dhunëshëm Serbia okupatore në 7 Korrik 1990, duke dalë gazetë e rezistëncës edhe me emrin “Bujku”, duke dalë me numra të jashtëzakonshëm edhe pasi e dëboi e mbylli UNMIK-u, gazeta tradicionale Rilindja u bë  edhe histori e Kosovës që nga koha e Konferencës së Bujanit të Rezolutës për vetëvendosje e të drejtë bashkimi me Shqipërinë deri në shpalljen e Pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008 e njohjet ndërkombëtare.

Gazeta Rilindja pas dëbimit doli me rreth 40 numra të jashtëzakonshëm protestues të kohëpakohshëm, të cilët i ka përmbyllur në 30 Dhjetor 2008 me paralajmërimin në ballinë: DUKE BESUAR NË SUNDIMIN E LIGJIT NË SHTETIN E KOSOVËS PRESIM QË NGA NUMRI I ARDHSHËM RILINDJA TË DALË PËRDITË.

 Pas 10 vitesh, gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, në ndërrim motesh – në mbrëmjen e 31 Dhjetorit  2018 të pritjes së 2019-tës, ridoli simbolikisht (botim digjital) për protestë dhe me kërkesën e përsëritur për t’u rikthyer e përditshme – për privatizim, sipas shembullit të gazetave në rajon e në botë që kishin status të njëjtë ndërmarrje shoqërore e që janë pzivatizuar e vazhdojnë të dalin.

Kërkesa për zgjidhje, për privatizim-ridalje të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja i është bërë edhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e cila është themeluar si një organ i pavarur publik, në bazë Ligjit të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si pasardhëse e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit e themeluar nga UNMIK – Misioni  i OKB  në Kosovën e pas luftës së përfunduar në Qershorin  e vitit 1999.

Në arsyetimin e  kërkesës për privatizim theksohet se emri dhe tradita e gazetës Rilindja është një vlerë shumë e madhe, e krijuar gjatë mëse shtatë dekadave, është pasuri me vlerë më të madhe se e çdo pallati,  dhe kjo duhet të vlerësohet edhe në procesin e privatizimit.

 “Dhe, ai që do ta blejë gazetën Rilindja dhe natyrisht do e nxjerrë këtë të përditshme historike dhe tradicionale të Kosovës do jetë pronar i një pasurie të madhe mediale kombëtare, do të jetë trashëgimtar i ligjshëm i firmës-emrit, traditës. Rilindja ishte, është dhe mbetet edhe si një shenjë identiteti”, theksohet në kërkesën drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit në 12 Shkurt 2014.

***

Në ditën e mbylljes-dëbimit – 21 Shkurt 2002, në numrin e fundit të përditshëm, gazeta Rilindja në kryeartikull shkruante:

ZBATOHET VENDIMI I UNMIK-ut PËR LARGIM NGA PALLATI I RILINDJES

GAZETA “RILINDJA” DETYRIMISHT NDËRPRET BOTIMIN DERISA T’I SIGUROHET LOKALI I RI I PUNËS

Gazeta “Rilindja” detyrimisht ndërpret botimin, përkohësisht, pasi prej sot fillon zbatimi i vendimit të UNMIK-ut për largimin e saj nga Pallati i Rilindjes, ku është paralajmëruar vendosja e disa ministrive të Qeverisë së Kosovës. Ndërprerja, duke filluar prej nesër, do të zgjasë derisa “Rilindjes”, që largohet nga Pallati i saj, t’i sigurohet lokali i ri i përshtatshëm për punë të redaksisë. Administratori i UNMIK-ut për Pallatin e Rilindjes, përmes asistentes së tij, na njoftoi dje në mëngjes se energjia elektrike në Pallatin e Rilindjes do të ndërpritet sot në orën 16. Si pasojë, pas kësaj ndërprerje të energjisë elektrike do të ndërpritet edhe puna e Radio-Rilindjes.

Lidhur me këtë situatë NIB “Rilindja” iu ka drejtuar me një letër zyrtare Kuvendit të Kosovës, kryetarit akademik Nexhat Daci, Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetarit dr. Ibrahim Rugova, Partisë Demokratike të Kosovës, kryetarit Hashim Thaçi, dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kryetarit Ramush Haradinaj.

 Në letër thuhet:

Ju njoftojmë se detyrimisht do të ndërpritet, dhashtë Zoti vetëm përkohësisht, botimi i gazetës më të vjetër, tradicionale, të Kosovës, “Rilindja”, për shkak të ekzekutimit të vendimit të UNMIK-ut për largim nga lokalet tona në Pallatin e Rilindjes, pa na u siguruar lokal tjetër i gatshëm për të vazhduar punën normalisht dhe pa ndërprerje.

Në Pallatin e Rilindjes, të premten e kaluar është ndërprerë uji, ndërsa administratori i UNMIK-ut për Pallatin, z. Simon Burges, na ka paralajmëruar se këtë të premte, më 22 shkurt, (më vonë na u tha këtë të enjte) në orën 16, do të ndërpritet edhe energjia elektrike. Administratori i Pallatit na ka thënë se ne duhet të kalojmë në aneksin e Pallatit, atje ku është Shtypshkronja, por ato lokale janë tejet të shkatërruara, madje kulmi nuk e mban shiun, prandaj për t’i riparuar e bërë ambiente normale për punë, duhen investime të mëdha, qindra mijëra euro.

Ne nuk e kemi mundësinë që t’i sigurojmë mjetet për këto investime, por edhe jemi të bindur se, edhe duke u mbështetur në të drejtën për pronën, është obligim moral e material i atyre që na i marrin lokalet tona në Pallatin e Rilindjes të na sigurojnë lokale të tjera, që do të jenë po ashtu të gatshme të vazhdojmë punën normalisht.

Për ne në “Rilindje” ishte e paimagjinueshme që në këto rrethana të reja, në Kosovën e lirë, të mbesim pa lokale pune, e të jemi të detyruar ta ndërprejmë botimin e gazetës, që mu në këtë muaj festoi 57-vjetorin. Madje, të përkujtojmë, edhe në kushte shumë të rënda të luftës e të paraluftës e kemi nxjerrë këtë gazetë, edhe si gjysmëilegale e me emër tjetër (“Bujku”), atëherë kur regjimi i Milosheviqit e ndaloi me dhunë “Rilindjen”, në atë kohë gazetën e vetme të përditshme shqiptare në Kosovë.

Për “Rilindjen”, institucionin shumë të rëndësishëm që për gati gjashtë dekada është simbol i qenies shqiptare dhe i Kosovës, që të mbijetohet, është e domosdoshme mbështetja institucionale, morale e materiale. Krahas institucioneve të Koso vës, besojmë se do të kemi edhe mirëkuptimin e mbështjetjen e autoriteteve ndërkombëtare, të cilat bënë dhe po bëjnë aq shumë për Kosovën.

Para se të përfundojmë, të shtojmë edhe këtë: Ne në “Rilindje” i gëzohemi shumë ngritjes së institucioneve të Kosovës dhe përshëndesim vendosjen e ministrive në Pallat, pa asnjë fije kundërshtimi, edhe pse për momentin po mbesim keq.

Dhe, më në fund, ju përcjellim vullnetin e shprehur të punëtorëve të “Rilindjes”, që kjo gazetë të jetë e afërt me institucionet e reja të Kosovës, si dhe kërkesën që çështja e “Rilindjes” të shtrohet në Kuvendin e Kosovës.

Një letër tjetër “Rilindja” i ka dërguar edhe autoriteteve ndërkombëtare në Kosovë dhe zyrave diplomatike në Prishtinë.

AUTORITETEVE NDËRKOMBËTARE NË KOSOVË DHE ZYRAVE DIPLOMATIKE NË PRISHTINË

            Shumë të nderuar,

Ju njoftojmë se detyrimisht do të ndërpritet, dhashtë Zoti vetëm përkohësisht, botimi i gazetës më të vjetër, tradicionale, të Kosovës, “Rilindja”, për shkak të ekzekutimit të vendimit të UNMIK-ut për largim nga lokalet tona në Pallatin e Rilindjes ende pa na siguruar lokal tjetër për të vazhduar punën.

Besojmë se do të kemi mirëkuptimin e interesimin Tuaj për angazhimet që “Rilindja” të ketë mbështetje institucionale, morale e materiale, që pas largimit nga lokali i saj t’i sigurohet lokal tjetër pune, i përshtatshëm për redaksi gazete.

“Rilindja” më 12 shkurt të këtij viti festoi 57-vjetorin dhe shpresojmë se do të presë edhe shumë përvjetorë të tjerë.

Prishtinë, 19 shkurt 2002

Me respekt,

Behlul Jashari Kryetar i Këshillit Drejtues dhe Kryeredaktor i “Rilindjes”

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …