Veton Berisha: Po e mbrojmë Republikën e Kosovës më shumë se partitë politike shqiptare

Veton Berisha e konsideron të padrejtë heshtjen e institucioneve dhe ambasadave ndaj Listës Serbe

Pas shqetësimeve të ngritura nga Partia Liberale Egjiptiane mbi dyshimet lidhur me orkestrimin e votave nga subjekti politik “Lista Serbe” në bashkëveprim me subjektin politik “Romani Iniciativa” si dhe duke u bazuar në reagimet e shumta të pranuara nga komunitetit Egjiptian, Veton Berisha nga PLE e ka konsideruar si të padrejtë heshtjen e institucioneve kompetente shtetërore, përfaqësuesve të subjekteve të mëdha politike, organizatave ndërkombëtare, ambasadave të huaja dhe të një pjese të shoqërisë civile. Sipas tij, mos marrja parasysh e shqetësimeve mbi ndikimin e dhunshëm në vullnetin e votuesve në rastin konkret të Subjektit Politik “Romani Iniciativa” nën dirigjimin e “Listës Serbe” rezulton negativisht dhe drejtpërdrejtë në mbarëvajtjen demokratike të zgjedhjeve si dhe mund të dëmtojë seriozisht tërë procesin zgjedhor në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …