Albin Kurti

Albin Kurti me Natanjahun e Amerikën, apo me OKB-në, BE-në dhe Erdoganin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, kandidat i pritshëm për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti,  gjendet midis një udhëkryqi tepër të vështirë për të vendosur lidhur me Marrëveshjen e Uashingtonit të shtatorit të vitit 2020, edhe pse asokohe e kishte kundërshtuar, madje edhe ishte zotuar se nuk do ta pranonte, po ta merrte postin e kryeministrit. Por tani kanë ndryshuar pozicionet. Fakti se Amerika me kryetarin,  Xho Bajden ka bërë të ditur se do ta përfillë Marrëveshjen e nënshkruar nga ish kryetari, Donald Trump, ka ndërruar edhe qasjen në tërësi. Ndërkohë, Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit, me të cilin Kosova zyrtarizoi njohjen reciproke, në letrën e urimit, i ka thënë Albin Kurtit se do të ishte i lumtur ta mirëpriste në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës, në Jerusalem. Por kryetari  i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan i shkroi Albin Kurtit duke ia kërkuar të kundërtën, rishikimin e vendimit për vendosjen e ambasadës në Jerusalem. Ai mirëpret qëndrimet e partisë së Albin Kurtit, që ka paralajmëruar se  do të shqyrtohet vendimi i Kosovës për vendosjen e ambasadës, në Jerusalem. Po kështu  Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në vendin tonë, Tomas Sunjog ka deklaruar se nëse Kosova synon BE-në, atëherë duhet të ndjek edhe  politikat  e saj të jashtme. Duke folur për njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe paralajmërimet për hapjen e ambasadës në Jerusalem, ai ka konfirmuar  se hapja e ambasadës në Jerusalem nuk është në linjë me politikën e BE-së, as  në përputhje me prioritetet e sigurisë së jashtme, as me angazhimet e tjera ndërkombëtare të Kosovës dhe po ashtu as në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit së OKB-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …