Veton Berisha: Po e mbrojmë Republikën e Kosovës më shumë se partitë politike shqiptare

Veton Berisha: Do të ankohemi në të gjitha mekanizmat e drejtësisë për orkestrim të votave nga Lista Serbe

Ish-deputeti i komunitetit egjiptian më Kuvendin e Kosovës, Veton Berisha ka thënë se do të ankohen në të gjitha mekanizmat e drejtësisë për orkestrim të votave nga ana e Listës Serbe në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai ka thënë se këtë gjë do ta bëjnë pas përfundimit të numërimit të votave dhe pasi KQZ-ja të e jap të drejtën e ankesës Berisha i cili është udhëheqës i partisë Liberale Egjiptiane, ka pohuar se do të kërkojnë anulim të votave pasi në zgjedhjet e 14 shkurtit sipas komuniteteve joserbe ka pasur manipulim të votave nga Lista Serbe. Një shqetësim të tillë ato e ngritur edhe tek organizatat joqeveritare që merren me monitorimin e procesit zgjedhor, të cilat edhe kanë kërkuar hetim nga Prokuroria. Poashtu Berisha ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e nesërme, lidhur me përfaqësimin e komuniteteve në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …