Pjesëtarët e Shërbimit Korrektues protestojnë para Qeverisë, për mos realizimin e premtimit nga sindikata

Pjesëtarët e Shërbimit Korrektues protestojnë para Qeverisë, për mos realizimin e premtimeve nga sindikata

Një protestë është mbajtur sot para objektit të Qeverisë së Kosovës. Të unifromuar janë duke protestuar pjesëtarë të shumtë të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Pjesëtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë deklaruar se sindikata nuk ka mbajtur premtimin që ShKK-ja të përfshihet në shtesat mbi pagën bazë sipas Ligjit për luftimin dhe parandalimin e pandemisë Covid-19. Zëvendëskryetari i Sindikatës së Shërbyesve Korrektues të Kosovës, ka deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre. “Do të protestojmë deri në realizmin e të drejtave tona dhe deri në plotësimin e kërkesave që kemi”, ka thënë ai. Protestuesit janë parë të pajisur me armë e uniforma derisa po protestonin.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi godet Konjufcën për fjalimin në OKB: Zëri i Kosovës për Hagën ishte i zbehtë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ashpër paraqitjen e ministrit të …